Hoti në Ditën e Humanizmit: Mirënjohës ndaj të gjithë profesionistëve shëndetësorë, policëve e inspektorëve

19 Gusht, 2020 - 6:30 pm

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka bërë një dedikim ndaj të gjithë atyre që gjenden në vijë të parë të frontit në përballje me pandeminë e koronavirusit.

Ky mesazh i Hotit për ta, vie me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Humanizmit, njofton Klan Kosova.

”Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Humanizmit, u jemi mirënjohës të gjithë profesionistëve shëndetësorë, policëve e inspektorëve, për kontributin e jashtëzakonshëm që po japin në përballje me pandeminë Covid-19”.

Më tej ai ka apeluar që secili të respektojë masat duke lehtësuar punën e profesionistëve shëndetësorë, duke vendosur maskën, njofton Klan Kosova.

”Edhe pas pothuajse 6 muajsh punë, duke e rrezikuar shëndetin e tyre, ata vazhdojnë të besojnë dhe t’i shtojnë përpjekjet për t’u dalë në ndihmë të sëmurëve.
#Respekt #vendosemasken”

Të ngjajshme