займ на карту онлайн потребительский кредит

‘I bllokuari’ për disa ditë në aeroportet e Dubait e të Cyrihut, kthehet në Kosovë

31 Mars, 2020 - 2:48 pm

Planifikoi të kthehej përmes Dubait në Shkup, por Maqedonia e Veriut nuk e lejoi. Nuk kishte as Schengen vizë e as ndonjë tjetër, e kosovari nga Kaçaniku kaloi disa ditë në aeroportin e Dubait, e disa në zonën neutrale në Cyrih të Zvicrës, derisa ambasada e Kosovës atje arriti t’i bindë autoritetet zvicerane t’ia mundësojnë kthimin në Kosovë.

Një kosovar nga Kaçaniku 10 ditë më parë alarmoi se ka mbetur i bllokuar në aeroportin e Dubait, në Emirate të Bashkuara Arabe, duke u kthyer nga Tajlanda, për shkak të masave për mbylljen të kufijve e të aeroporteve që u morën në situatën e krijuar nga virusi COVID-19.

Ambasada e Kosovës në Emirate të Bashkuara Arabe ka konfirmuar për Express se shtetasi kosovar ka arritur të kthehet pas disa ditëve të kaluara në zona neutrale.

“Prej 19-23 në Dubai, pastaj në Zurich ka qëndruar disa ditë në zonë neutrale, e tash sa e di unë është në karantinë në Prishtinë”, ka thënë ambasadori Avni Arifi.

Kaçanikasi kishte planifikuar të fluturonte përmes Dubait në Shkup, por kur Maqedonia e Veriut i ndaloi ardhjen e shtetasve të huaj, ai mbeti në aeroport të Dubait për katër ditë. Vetë shtetasi i Kosovës u lajmërua një javë më parë në një televizion, ku u ankua se autoritetet nuk po angazhohen për kthimin e tij.

Arifi tregon se Emiratet e Bashkuara Arabe vendosën masa strikte për moslejimin e shtetasve të huaj për shkak të koronavirusit, e kosovari nuk kishte as vizë.

“Për të hyrë në EBA ai s’kishte vizë, e në të njëjtën kohë ishte vendim i prerë që askujt as mos t’i jepet vizë e bile, edhe atyre që u kishin dhënë vizë, por që gjendeshin jashtë EBA’s u ishin anuluar”, tha Arifi.

Shtetasi kosovar nuk ishte pranuar nga asnjë kompani ajrore, për shkak se nuk i posedonte vizat e nevojshme, e Turqia, ashtu si Maqedonia e Veriut, nuk kishte pranuar të fluturonte në shtetin e tyre.

Ambasadori tregon se qytetari nga Kaçaniku arriti të fluturonte për në Cyrih përmes një garancioni të Ambasadës së Kosovës në Zvicër se kur të aterojë në aeroport, do t’ia mundësojnë transportin për në Prishtinë.

“Ai arriti të fluturojë me aeroplanin e fundit që fluturoi nga Dubai për Zurich pas garancioneve që i dha ambasada në Cyrih se do të merrej me transportin e tij për në Prishtinë”.

Më 27 mars, 55 shtetas të Kosovës arritën nga Cyrihu në Prishtinë. Ata menjëherë u bartën në Qendrën e Studentëve, e cila po shfrytëzohet si karantinë. / KultPlus.com

Të ngjajshme