‘I dashur gomar’, libri që ngjall debate në Francë, i dha zë të akuzuarit për ngacmim

12 Shtator, 2022 - 12:45 pm

Protestat e lëvizjes ‘Me Too’ kanë qenë të shumta në mbarë botën, por është një roman ai i cili e detyron Francën të rikthejë sërish në vëmendje këtë nismë, e cila synon të denoncojë abuzimet seksuale ndaj vajzave.

Romani i shkrimtares franceze Virginie Despentes i titulluar ‘I dashur gomar’ është kthyer në një bestseller, duke nxitur një debat rreth ngacmimit seksual dhe barazisë në epokën e mediave sociale.

Historia fillon kur Oscar, një romancier në të 40-at, fyen një aktore në Instagram për mënyrën se si ajo është plakur. Ylli i filmit, Rebecca, dërgon një përgjigje të furishme pikërisht kur Oscar akuzohet në internet nga një punonjëse për ngacmim seksual vite më parë.

Qasja shpërfillëse e Oscar-it ndaj lëvizjes, të qenurit viktimë e “Me Too” shkakton një përplasje të shoqërisë moderne franceze përmes këndvështrimeve të të akuzuarit, aktores dhe akuzuesit të ri, një debat që zhvillohet online.

Romani u përshëndet si një eksplorim i marrëdhënies të vështirë të Francës me lëvizjen “Me Too”. Akuzat për sjellje të pahijshme seksuale kundër producentit amerikan të filmit Harvey Weinstein në vitin 2017 nxitën gratë në mbarë botën të flasin.

Kritikët mbetën të befasuar  që shkrimtarja  i dha  zë një personazhi të trilluar mashkull të akuzuar nga “Me Too”, por aftësia e saj është të hyj brenda personazheve më të papëlqyeshëm” dhe të eksploroj kontradiktat.

Mendimi i shkrimtares për këtë çështje ishte pritur me padurim. Në intervistën e saj të vetme televizive, Despentes tha se shkrimi i saj ka të bëjë gjithmonë me përpjekjen për të “kuptuar dhunën”. /Euronews/ KultPlus.com

Të ngjajshme