I goditur dhjetëra herë me thikë, Salman Rushdie del nga intubimi dhe është në gjendje të flasë

14 Gusht, 2022 - 1:05 pm

Shkrimtari Salman Rushdie ndodhet ende në gjendje kritike në spital, vetëm dy ditë pasi u godit me dhjetëra thikë në pjesë të ndryshme të trupit teksa mbante një fjalim në Nju Jork, përcjell KultPlus.

Nga ana tjetër, sulmuesi i tij është arrestuar dhe akuzohet për tentativë vrasje të shkallës së dytë.

Mirëpo, mjekët kanë bërë të ditur se Rushdie është hequr nga intubacioni dhe se është në gjendje të flasë, pavarësisht plagëve të shumta të shkaktuara nga Hadi Matar, 24-vjeçari nga Nju Xhersi.

Rushdie me origjinë indiane është përballur me vite të tëra me kërcënime me vdekje për romanin e tij Vargjet Satanike, të cilin disa muslimanë e konsiderojnë blasfemi.

Autoritetet iraniane prej vitesh kishin urdhëruar vrasjen e tij për shkak të shkrimeve të shumta, e pas publikimit të lajmit se është therur me thikë, Teherani zyrtar ka njoftuar se duhet puthur dora personit që e ka sulmuar.

Ndryshe Rushdie prej vitesh ka qenë nën mbrojtjen e policisë, dhe ka jetuar me një identitet të rrejshëm që t’i shmang sulmet e mundshme. /KultPlus.com

Të ngjajshme