“I heart NY”, letra më e madhe e dashurisë

18 Korrik, 2021 - 2:00 pm

“I heart NY” e Milton Glaser, 1977, është ndoshta letra më e madhe e dashurisë e të gjitha kohërave, sidomos pasi historia pas saj mban ende disa sekrete.

Së pari, simboli thotë “NY”, dhe jo “NYC”. Edhe pse slogani është identifikuar më ngushtë me qytetin, ai në fakt është bërë për një fushatë reklamuese për të festuar shtetin e New York.

Dhe ndërsa 100% e meritave të dizajnit shkojnë për Glaser, fraza shumë e thjeshtë u krijua nga Mary Wells Lawrence dhe Charlie Moss, drejtori kryesor dhe ai kreativ në firmën reklamuese “Wells, Rich, Greene”, në Madison Avenue.

Logoja u shfaq për herë të parë në një reklamë televizive më 1977, dhe tregonte një këngë me të njëjtin emër, të shkruar nga Steve Karmen, që u miratua si kënga zyrtare e shtetit të New Yorkut më 1980.

Vetëm atëherë William S. Doyle, zëvendëskomisioner i New Yorkut, punësoi Glaser për të hartuar një logo për të mbështetur fushatën reklamuese të shtetit.

Glaser skicoi logon në pjesën e pasme të një zarfi gjatë rrugës për në takimin me agjencinë, dhe madje dhuroi përpjekjet e tij “pro bono” duke menduar se puna do të zgjaste dy javë.

Mbase kjo tregon se ndonjëherë ideja e parë është më e mira. Gjatë 34 viteve të fundit, logoja është miratuar në çdo kontinent e çdo qytet të madh, nga “I heart Chihuahuas” deri në pothuajse çdo gjë tjetër që dikush mund të dojë, veçanërisht si një ode për qytetin që nuk fle kurrë.

Disa dekada më vonë, megjithatë, Glaser mori një letër pushimi dhe heqje dorë nga administrata e atëhershme e Guvernatorit Pataki, në një përpjekje të kotë për të rimarrë logon për shtetin.

Logoja origjinale nuk është në Arkivat e Projektimit AIGA, por ri-shpikja dhe riafirmimi i saj pas 11 shtatorit. Në këtë version të ri, zemra përfaqëson Manhattanin dhe shenjën e zezë, zonën e sulmit. Ajo u shfaq në kopertinën e Daily News më 19 shtator 2001.

Për qytetarët e New York, “I heart NY” është një nga lidhjet më të mëdha emocionale me vendin e tyre. / cbc.al / KultPlus.com

Illustrimi: Antonella Martino

Të fundit

Të ngjajshme