займ на карту онлайн потребительский кредит

Ideja e këtij restoranti e çoi distancimin social në tjetër nivel

30 Prill, 2020 - 11:40 am

Suedia ishte një nga vendet e para që i tha jo izolimit të plotë të vendit. Prej kohësh aty praktikohet distancimi social, por njerëzit mund të lëvizin lirisht. Pavarësisht se baret, restorantet dhe bizneset janë të hapura, pronarët kanë nisur të praktikojnë mënyrat e mundshme për të qenë gati për normalitetin e ri.

Një restorant përshembull, e ka çuar konceptin e distancimit social në nivel tjetër.

Pronari ka vendosur që restoranti i tij t’i shërbejë vetëm një klienti në ditë dhe ky i fundit do të jetë i ulur në mes të një fushe, ndërkohë që ushqimi trasportohet përmes një shporte.

Duket çmendur, por ja që ndodh! Ky restorant pritet të hapet në 10 maj dhe do të qëndrojë deri më 1 gusht.

Koncepti i pronarëve ishte i thjeshtë. Një tavolinë e vetme, një karrige në mes të asgjëse dhe në vend të kamerierit një shportë që lidhej me kuzhinën dhe tavolinën përmes një litari.

“Duam të përqëndrohemi vetëm tek një klient në ditë. Do t’i përkushtohemi vetëm atij dhe duam që eksperienca e tyre në restorantin tonë, të mos ketë asnjë grimcë frike prej Covid-19.”- u shprehën ata duke shtuar se tavolinat dezinfektohen çdo ditë dhe enët do të lahen nga dy herë.
Sipas tyre, kjo do të jetë një arratisje e mirë për njerëzit, të cilët do të fokusohen vetëm tek tryeza e tyre, ushqimi dhe natyra, larg televizorit, telefonit apo lajmeve të mërzitshme. Business Insider

Të ngjajshme