Ilmira Lika, një nga 21 gratë e titullit “Zonjat që bëjnë Shqiptarinë”

9 Dhjetor, 2019 - 12:45 pm

KultPlus deri më 12 dhjetor kur edhe është Mbrëmja Gala e çmimeve “Zonjat që bëjnë Shqiptarinë, do të prezantojë çdo ditë nga një grua që do të merr këtë titull në Tiranë.

Ilmira Lika është një ndër 21 zonjat që do të merr titullin Zonja që bën Shqiptarinë nga Albanian Excellence, shkruan KultPlus.

KultPlus, deri më  12 dhjetor do të prezantojë çdo ditë nga një portret zonje, që do të marrin këto çmime në Gala Mbrëmjen në Tiranë, në Hotel Mak Albanian Hotel. 

Ilmira Lika

Ilmira Lika – Drejtoreshë Ekzekutive në RTV Teuta Ulqin –Mali i Zi 

Nga mosha 18 vjeçare nisi karrierën medatike ne Radio Televizionin e Malit të Zi në emisionin e vetëm në gjuhen shqipe të asaj kohe. Punoi  si gazetare në këtë media në viset ku jetojne shqiptarët  deri në 2004 dhe gjithmonë spikati për dëshirën për të bërë më të mirën në profesion. 

Në 2004-2011 ka punuar në RTV Teuta ne Ulqin, në 2008-2013, u  zgjodh  në detyrën e këshilltares së Kuvendit te Komunës së Ulqinit pranë, FORCA. Nga viti 2013 ushtron detyrën e drejtoreshës ekzekutive dhe kryeredaktores së RTV Teuta në Ulqin , media që emiton 80% program në gjuhën shqipe dhe  20%  në gjuhë e tjera. Televizioni ka përmbajtje të ndryshme, kurse qëllimi kryesor është ruajtja dhe kultivimi i gjuhës, kulturës, trashëgimisë dhe vlerave kombëtare . Shquhet si aktiviste me vlera  në të gjitha poblematikën sociale ne qytetin e Ulqinit dhe jo vetëm. /KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme