‘InnFest’, festival dedikuar inovacionit në Shqipëri

20 Gusht, 2023 - 11:15 am

 “InnFest”, festivali i dedikuar inovacionit në Shqipëri, është një tjetër aktivitet që do të mbledhë bashkë kompani dhe startup-e të suksesshme nga vendi dhe rajoni.

Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Edona Bilali bëri të ditur se “InnFest” do të zhvillohet mes datave 8-10 Shtator 2023, në Kompleksin “Olimpik” Tiranë.

Për tri ditë radhazi, sipas saj, do të flitet për inovacionin nën temën “Si do të lidhemi në të ardhmen?”.

“Tri ditë të mbushura me panele, diskutime, prezantime dhe workshop-e. Pjesëmarrës dhe raste suksesi nga kompanitë dhe startup-et e suksesshme nga vendi dhe rajoni”, u shpreh Bilali.

Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes mbështet këtë aktivitet që synon të bëjë bashkë aktorë të ekosistemit më dinamik të ekonomisë.

Bilali theksoi se “qeveria shqiptare vijon angazhimin për ta shndërruar synimin “Shqipëria, hub i Ballkanit” në një realitet në periudhën afatmesme”./KultPlus.com

Të ngjajshme