Institucioni shteteror me shprehje skandaloze: Boll ma sehirxhinjve

7 Janar, 2021 - 1:23 pm

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës sot përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka theksuar se kanë testuar gjithsej 257 persona për Covid19, shkruan KultPlus.

Mirëpo, ajo çfarë ka marrë vëmendjen e komentuesëve të shumtë, ka qenë fakti se IKSHPK ka theksuar se ekipet botërore po u kanë lakmi pasi që me një shpejtësi maksimale po i kryejnë testet.

Deri tani janê testuar gjithsej 257 persona!
Ekipi fenomenal i IKSHPK!
Pritja mesatare 1 minutē e 7 sekonda! Lakmi ekipet botērore!
Boll ma sehirxhinjve!
‘, është shkruar në postimin e IKSHPK-së. / KultPlus.com

Të ngjajshme