Ish Presidenti Ibrahim Rugova sot do të kujtohet në ditëlindjen e tij të 75-të

2 Dhjetor, 2019 - 9:02 am

Sot është ditëlindja 75-të e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Për ta vlerësuar dhe nderuar veprimtarinë e tij, kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj do të vendosë sot kurora me lule te shtatorja e ish-presidentit Ibrahim Rugova.

Me rastin e ditëlindjes së ish-presidentit Rugova, Kryetari i LDK-së Isa Mustafa ka filluar ditën me një postim përkujtues në Facebook për Rugovën si dhe në vazhdim pritet që anëtarët e Kryesisë së LDK-së të bëjnë sot homazhe te varri i tij dhe do të vizitojnë familjen Rugova.

Ish-presidenti Rugova ka ndërruar jetë më 21 janar të vitit 2006. KultPlus.com

Të ngjajshme