Istanbul 1939: Kur presidenti turk Ismet Inonu priti për një vizitë private mbretin Zog dhe mbretëreshën Geraldinë

2 Tetor, 2022 - 12:40 pm

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 2 Tetor 2022

“Istanbul” ka botuar, të premten e 16 qershorit 1939, në ballinë, një shkrim në lidhje me vizitën private të mbretit Zog dhe mbretëreshës Geraldinë te presideni turk Ismet Inönü, të cilin Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Mbreti Zog u prit nga presidenti i republikës

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Dje, presidenti i republikës Ismet Inönü dhe zonja e tij pritën në Yalova për një vizitë private mbretin e Shqipërisë Zogun dhe mbretëreshën Geraldinë.

Presidenti Ismet Inönü dhe zonja e tij pritën mbretin dhe mbretëreshën për çajin e orës pesë.

Gjatë kthimit të tyre nga Yalova, mbreti dhe mbretëresha vizituan Heybeli Ada-n dhe më pas u kthyen në Stamboll.

Pas pak ditësh ata do të nisen për në Francë./ KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme