Italia me rekorde temperaturash të larta

15 Korrik, 2023 - 11:01 pm

Një valë të nxehti pritet të godasë gadishullin italian dhe ishujt e tij në ditët në vijim, ku mund të thyhen rekordet historike të temperaturave.

Ministria e Shëndetësisë ka lëshuar një alarm të kuq, i vlefshëm gjatë gjithë fundjavës, për disa qytete qendrore, nga Roma në Bolonja, nga Firence në Pescara, ku termometri duhet të arrijë 36/37°C të dielën, përpara kulmit që prituet në fillim të javës.

Në Romë, temperaturat mund të rriten në 40°C të hënën, pastaj në 42 ose 43°C të martën, duke thyer rekordin e mëparshëm prej 40,5°C të regjistruar në kryeqytet në gusht 2007.

Rekordi prej 48,8°C që daton nga 11 gushti 2021, temperatura më e lartë e matur ndonjëherë në Evropë, mund të mposhtet edhe në Sardenjë.

Veriu i gadishullit nuk duhet të kursehet me 38°C që pritet të martën në Milano.

Strukturat shëndetësore dhe mjekësore janë tashmë të mobilizuara në të gjithë vendin për t’u kujdesur për personat më të brishtë që vuajnë veçanërisht nga dehidratimi dhe për të ndërhyrë në shtëpitë e të moshuarve.

Në vitin 2022, nxehtësia në Evropë vrau 60 000 persona, përfshirë 18 000 në Itali, vendi më i prekur, sipas një studimi të botuar të hënën në ”Nature Medicine”./ atsh/KultPlus.com

Të ngjajshme