займ на карту онлайн потребительский кредит

Japonezi që ofron veten “me qira”

14 Janar, 2021 - 3:49 pm

Një person nga Japonia ka ndërmarrë veprimin më të çuditshëm ndonjëherë, duke e ofruar vetën me qira.

Shoji Morimoto, 37 vjeçar nga Tokio kërkon 10 mijë jena, apo rreth 80 euro dhe heqjen e shpenzimeve për udhëtim e ushqim, për ta shoqëruar këdo që ka nevojë, shkruan The Independent.

Mirëpo, ai nuk do të bëjë asgjë tjetër përveç se të “hajë, pijë dhe të përgjigjet shkurt në ndonjë pyetje”.

Me këtë veprim, japonezi ka tërhequr vëmendjen e shumë ndjekësve në rrjetet sociale e po ashtu edhe shumtë klientëve.

Morimoto për herë të parë i ka ofruar shërbimet e tij në vitin 2018.

“Unë e ofroj vetën me qira si një person që nuk bënë asgjë. Është e vështirë për ju që të hyni në një dyqan të vetëm? A po ju duhet një lojtar në ekipin tuaj? A po ju duhet dikush që t’ju bëjë shoqëri? Nuk bëjë çdo gjë, përveç gjërave të lehta”, kishte shkruar atë kohë në Twitter. /Koha/ KultPlus.com

Të ngjajshme