Jashari uron Krishtlindjen: Gëzuar të gjithëve e sidomos personelit ushtarak të FSK-së

24 Dhjetor, 2023 - 10:20 pm

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari ka uruar besimtarët e Krishterë me rastin e Krishtlindjeve.

“Duke marrë shkas nga fryma festive që sjell festa e Krishtlindjeve le të ju drejtohemi vlerave që na lidhin së bashku: uniteti, paqja dhe vullneti i mirë.Ky vit ka qenë i mbushur me sfida, por mos të harrojmë që gjatë kohërave të vështira lidhjet tona forcohen edhe më shumë”.

“Le të punojmë dhe shpresojmë që viti i ardhshëm do të sjellë arritje edhe më të mëdha, prosperitet dhe lumturi për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës. Nëkëto kohë festash të reflektojmë dhe të vazhdojmë së bashku me vendosmëri duke mos harruar asnjëherë qëllimin tonë të përbashkët: një mirëqenie dhe siguri më të madhe për të gjithë qytetarët e vendit tonë.Edhe një herë, Gëzuar Krishtlindjet të gjithëve e sidomos personelit ushtarak të FSK-së. Le të na mbushen zemrat me shpirtin e festës”, thuhet në njoftim. / KultPlus.com

Të ngjajshme