займ на карту онлайн потребительский кредит

Java Botërore e Ushqyerjes me Gji, edhe nënat me COVID-19 mund të ushqejnë foshnjat e tyre

5 Gusht, 2020 - 3:11 pm

Kjo javë njihet ndryshe si Java Botërore e Ushqyerjes me Gji.

Ushqyerja me gji përmirëson mbijetesën e foshnjës, siguron shëndet gjatë gjithë jetës dhe ka avantazhe të padiskutueshme në zhvillimin e fëmijës. Ushqyerja me gji përmirëson gjithashtu shëndetin e nënave duke i mbrojtur ato nga disa sëmundje.

Specialistët e shëndetësisë kanë bërë të ditur se edhe gratë me COVID-19 gjithashtu mund të ushqejnë foshnjat me gji.

“Ato duhet të lajnë duart shpesh me ujë e sapun ose t’i dezinfektojnë ato me pastrues duarsh me bazë alkooli. Të mbajnë maskë gjatë çdo kontakti me beben. Të teshtijnë apo kolliten në një shami letre higjenike njëpërdorimshe. Të pastrojnë dhe dezinfektojnë rregullisht sipërfaqet e prekura. Nuk duhet shmangur ose ndaluar ushqyerjen me gji, ndaj një grua me COVID-19 duhet të mbështetet për: Ushqyerjen e sigurt me gji Mbajtjen e të porsalindurit të saj në kontakt me lëkurën. Mbajtjen e fëmijës afër saj në të njëjtën dhomë”, rekomandojnë specialistët.

Java Botërore e Ushqyerjes me Gji është një aksion madhor i cili zhvillohet çdo vit në rang botëror gjatë muajit Gusht. Kjo javë organizohet nga Aleanca Botërore për Veprim për Ushqyerjen me Gji me mbështetjen e fuqishme të UNICEF dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Çdo vit përzgjidhet një temë e veçantë mbi të cilën organizohet Java Botërore e Ushqyerjes me Gji, dhe jepen rekomandimet për aktivitete të ndryshme në të gjitha vendet e botës që e festojnë këtë javë.

Qëllimi i Javës Botërore të Ushqyerjes me Gji është nxitja dhe inkurajimi për ushqyerjen me gji të foshnjave për të përmirësuar shëndetin e tyre. Mbrojtja, promovimi dhe mbështetja e ushqyerjes me gji është një qëllim i vlefshëm dhe shpëton jetë ndërsa synon edhe angazhimin sa më shumë që të jetë e mundur të grupeve dhe njerëzve të moshave të ndryshme. / KultPlus.com

Të ngjajshme