“Java e Matematikës Inspiruese dhe Robotikës” mbahet në GKK

20 Janar, 2020 - 1:30 pm

Me 22 janar mësoni matematikën përmes zbulimeve të Leonardo da Vincit n֝ë Galerin֝ë Kombëtare të Arteve, përcjellë KultPlus.

Fëmijët do të kenë mundësi të ndërtojnë struktura komplekse përmes puzzles, t֝ë zgjedhin gjëegjëza nga objektet e 3D printuara dhe të bëhen detektivë duke dekoduar mesazhe të fshehura.

A keni menduar ndonjëherë që ju mund t’i bëni punimet e juaja me LEGO të lëvizin?

Me datë 23 janar fëmijët do të mund t’i ndërtojnë robotët e tyre dhe me anë të gjuhës programuese LEGO Mindstorms ata do t’i sjellin këta robotë në jetë.

Te gjithë fëmijët ftohen të jenë pjesë e kësaj jave zbavitëse ku mund t’i zhvillojnë aftësitë e të menduarit kritik dhe kreativ.

Të gjithë të interesuarit për pjesëmarrje duhet të regjistrohen në emailin [email protected] duke shkruar Emrin, Mbiemrin, moshën e pjesëmarrësit si dhe një numër kontaktues.

Numri i pjesëmarrësve është i limituar. / KultPlus.com

Të ngjajshme