Java e të Drejtave të Njeriut po sjell edicionin e 10-të nën sloganin “E Drejta Jem, Jo Mendimi Yt Personal”

4 Dhjetor, 2023 - 11:00 am

Java e të Drejtave të Njeriut po sjell edicionin e 10-të, nën sloganin “E Drejta Jem, Jo Mendimi Yt Personal!”.

Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (YIHR KS) ka njoftuar se ky edicion do të mbahet përgjatë datave 6 – 10 Dhjetor 2023.

“Këtë vit shënojmë një dekadë të Javës për të Drejtat e Njeriut! Edicioni i Dhjetë jubilar, nën sloganin “E Drejta Jem, Jo Mendimi Yt Personal”, do të fokusohet në gjuhën e urrejtjes që targeton komunitetet e margjinalizuara. Përmes plotë aktiviteteve përgjatë 5 ditëve do të diskutojmë dhe ngrisim vetëdije kundër gjuhës së urrejtjes. Po ashtu do të theksojmë ndikimin e gjuhës së urrjetjes në përforcimin e stigmës, diskriminimit dhe dhunës tek komunitetet e margjinalizuara në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Ky edicion i Javës së të Drejtave të Njeriut sjell vëmendjen tek parimet e të drejtave të njeriut si një tërësi e të drejtave të patjetërsueshme dhe universale. Gjuha e urrejtjes që nxitet nën justifikimin e mendimeve personale bie në kundërshtim direkt me parimet e barazisë dhe mos-diskriminimit për të gjithë personat pavarësisht identiteteve të tyre.

Më poshtë gjeni të bashkangjitur edhe aktivitetet e javës:

🟣6 DHJETOR

10:00 – 13:00 / Hotel Sirius / Konferenca Hapëse – Luftimi i Gjuhës së Urrejtjes: Obligimet e Shtetit

16:00 – 18:00 / Biblioteka Kombëtare / Diskutim: “Nga letra në praktikë: Kosova duhet t’i mbajë zotimet ndaj të mbijetuarave të dhunës në familje” Raporti i Amnesty International

20:00 – 00:00 / Bubble Pub / Nata e Poezisë & Muzikës Rome

🟢7 DHJETOR

11:00 – 13:00 / Qendra për Praktikë Narrative / Bisedë: Aktivizmi në Kohë Krizash – në të Kaluarën dhe të Tashmen

15:00 – 17:00 / Kino Armata / Shfaqja e Dokumentarit: “The Killing of a Journalist” + Panel Diskutimi

17:30 – 19:00 / Muzeu Kombëtar i Kosovës / Ekspozitë: Veç Shiu na ka Pshtu

20:00 – 22:00 / Kino Armata / Shfaqja e Dokumentarit: “20 Days in Mariupol”

🟡8 DHJETOR

10:00 – 12:00 / Ndërtesa e Qeverisë / Tryezë e Rrumbullakët “75-vjetori i Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut”

17:00 / Rrjetet sociale të YIHR KS / Gjuha e Urrejtjes në Internet (Maj – Nëntor 2023)

22:00 – 02:00 / Grand Hotel Bodrum / Drag Show: Kërce Kundër Urrejtjes

🟠9 DHJETOR

16:00 – 20:00 / Activism Hub, YIHR KS / Punëtori: Tejkalimi i Lodhjes nga Aktivizmi

20:00 – 10:00 / Bubble Pub / Stand Up Komedi me Veziren

🔵10 DHJETOR

12:00 – 13:00 / Sheshi Zahir Pajaziti / Aksion Rrugor: Gjuha e Urrejtjes nuk është Liri e Shprehjes

20:00 – 00:00 / Menza Ramiz Sadiku / Festë: 10 Vite të Javës së të Drejtave të Njeriut. / KultPlus.com

Të ngjajshme