27 Qershor, 2025 - 4:04 pm
“Forever Hold Your Peace” ishte filmi i metrazhit të gjatë të Malit të Zi që u shfaq në programin kulturor të Malit të Zi në Kosovë, të titulluar “Në rrugëtim: nga Dita e Pavarësisë deri te Dita e Shtetësisë”, javë kulturore që ka nisë më 21 qershor.
Ky film që ka në theks mentalitetin e Ballkanit është shfaqë para një audience të ftuar nga ambasadori Bernard Cobaj, e që është mbajtë në CineStar të Prishtina Mall.
Në mesin e të pranishmëve në këtë festë të shtetit të Malit të Zi ishte edhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sikurse që ishin të pranishëm edhe ambasadorë të shumtë, përfaqësues të botës akademike, artistike, mediatike dhe afariste, si dhe të diasporës sonë dinamike.
Ndërkohë, kjo javë kulturore do të vazhdojë në qytetin e Pejës, atje do të shfaqet filmi dokumentar “I was ten”./ KultPlus.com