займ на карту онлайн потребительский кредит

Jeff Bezos i zoton 10 miliardë dollarë për luftimin e ndryshimeve klimatike

18 Shkurt, 2020 - 9:30 am

Pronari i “Amazon”, Jeff Bezos i ka zotuar dhjetë miliardë dollarë, për të ndihmuar në luftën kundër ndryshimeve klimatike.

Bezos, që vlerësohet të jetë njeriu më i pasur i botës, ka thënë se paratë do të përdoren për financimin e punës së shkencëtarëve, aktivistëve si dhe grupeve tjera.

“Dua që të punoj bashkë me tjerët, për t’i fuqizuar mënyrat e njohura si dhe për të hulumtuar mënyra të reja për ta luftuar ndikimin shkatërrimtar të ndryshimeve klimatike”.

Përmes llogarisë së tij në “Instagram”, Bezos ka thënë paratë e këtij fondi do të fillojnë të shpërndahen gjatë verës, raporton BBC, transmeton Koha.net.

Bezos vlerësohet se ka një pasuri neto në shumë prej më shumë se 130 miliard dollarësh, kështu që zotimi përfaqëson gati tetë për qind të pasurisë së tij. / KultPlus.com

Të ngjajshme