Jeff Bezos kryeson listën e miliarderëve të Forbes

7 Prill, 2021 - 8:17 pm

Jeff Bezos është personi më i pasur në botë për të katërtin vit rradhazi, sipas Forbes.

“Themeluesi i Amazon ka vlerë 177 miliardë dollarë”, tha revista e biznesit.

Pasuritë e tij janë rritur me 64 miliardë dollarë nga një vit më parë, si rezultat i rritjes së vlerës së aksioneve të Amazon.

Elon Musk, fituesi më i madh në terma dollarësh, arriti në vendin e dytë në listën e 35-të vjetore të Forbes për personat më të pasur në botë.

I renditur në numrin 31 me një pasuri prej 24,6 miliardë dollarësh vitin e kaluar, manjati i biznesit shtoi pasurinë me 126,4 miliardë dollarë duke arritur në gjithsej 151 miliardë dollarë në 2021, me ndihmën e një rritje prej 705 % të aksioneve të Tesla-s.

Manjati francez i mallrave luksoze, Bernard Arnault mbetet në vendit e tretë, me pasurinë e tij gati dyfishuar në 150 miliardë dollarë.

Bashkëthemeluesi i Microsoft, Bill Gates është personi i katërt më i pasur në botë, me një vlerë neto prej 124 miliardë dollarësh, i fuqizuar nga forca e aksioneve që ai zotëron në Microsoft, Hekurudhat Kombëtare Kanadeze dhe prodhuesit e traktorëve Deere & Company.

Këta të katërt përbëjnë personat me vlerë 100 miliardë dollarë ose më shumë në listë.

Përfundojnë 10 të parët, themeluesi i Facebook Mark Zuckerberg, me 97 miliardë dollarë; Warren Buffett, me vlerë 96 miliardë dollarë; Larry Ellison, me vlerë 93 miliardë dollarë; Larry Page, me vlerë 91 miliardë dollarë; Seregey Brin, me vlerë 89 miliardë dollarë; Mukesh Ambani, me vlerë rreth 84,5 miliardë dollarë./atsh/KultPlus.com

Të ngjajshme