“Jo jo, kalo ti i pari”, Rama ‘sherr’ me kryeministrin holandez në Samitin e Brdos (VIDEO)

6 Tetor, 2021 - 12:29 pm

‘Kaloi ti i pari’, ‘jo, jo, ti i pari’, ka qenë ky ‘debati’ mes kryeministrit Edi Rama dhe homologut të tij holandez Mark Rutte, ndërsa u takuan sot në Samitin e Brdos në Slloveni.

Të dy kryeministrat kërkonin t’i lironin rrugën njëri-tjetrit për t’u futur para, në shenjë respekti, por kokëfortësia i çoi ata thuajse edhe njëherë në fillim të rrugës ku u takuan, pasi ecën mbrapa duke mos pranuar asnjëri të kalonte i pari.

Në fund, ai që u ‘dorëzua’ ishte kryeministri holandez, ndërsa momenti u shoqërua me të qeshura.

Të ngjajshme