Joe Biden do të takohet sot me refugjatët ukrainas në Poloni

25 Mars, 2022 - 10:30 am

Presidenti amerikan, Joe Biden gjatë ditës së sotme do të viziton Poloninë, shtëpia e më shumë se dy milionë refugjatëve ukrainas – pas një paralajmërimi të mëparshëm se NATO do të përgjigjet ashpër nëse Rusia përdor armë kimike.

Kriza e refugjatëve do të jetë një nga çështjet kryesore teksa ai takohet me zyrtarët polak, ndërsa do të vizitojë edhe trupat amerikane të stacionuara në Rzeszow, pranë kufirit me Ukrainën.

Para kësaj, do të ketë një takim me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në Bruksel, qytet i cili ishte mikpritës i një samiti të liderëve të NATO-s dhe G7, raporton skynews.

Theksojmë se në kufirin polako-ukrainas ka qenë ditë më parë edhe Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i cili ishte i shoqëruar nga homologu ukrainas, Dmytro Kuleba.

Theksojmë se një delegacion i përbërë prej tri kryeministrave të Sllovenisë, Çekisë dhe Polonisë kanë pasur një takim me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Ndryshe, Rusia ka vazhduar me bombardime edhe gjatë mbrëmjes së kaluar duke shkaktuar viktima dhe dëme materiale./KultPlus.com

Të ngjajshme