24 Gusht, 2025 - 8:45 pm
Kush nuk ka ndjerë njëherë dëshirën për t’u “zhdukur pa asnjë gjurmë”?, shkruan gazeta italiane ”La stampa” duke nxjerrë në pah probleme të ndryshme që miliona njerëz i përjetojnë … qofshin ato ekonomike apo sociale.
Një ditë e keqe, probleme që grumbullohen, ankthe që brejnë stomakun: mendimi për t’u arratisur nga gjithçka dhe nga të gjithë, qoftë edhe për një moment, është pothuajse universal.
Zakonisht, kriza kufizohet në një psherëtimë “mjaft, po heq dorë nga gjithçka”, e shqiptuar në një moment dëshpërimi, përpara se të kthehet në rutinën e zakonshme.
Por në Japoni, ky impuls nuk është vetëm një tekë kalimtare.
Në Japoni, dëshira për t’u zhdukur ka një emër specifik: ”johatsu”që fjalë për fjalë do të thotë “avullim”.
Këta janë njerëz që zgjedhin vullnetarisht të zhduken pa lënë gjurmë, duke braktisur shtëpinë, punën, familjen dhe miqtë, pa shpjegime ose paralajmërime.
Arsyet janë të ndryshme dhe shpesh të dhimbshme: probleme serioze financiare, dështime personale ose profesionale, skandale, episode të dhunës në familje ose thjesht pesha e padurueshme e pritjeve shoqërore.
Është teorizuar se kultura e ashpër e punës në Japoni, në kombinim me mungesën e mbështetjes familjare dhe komunitare, ka kontribuar në përhapjen e jōhatsu.
Për më tepër, lënia e një kompanie shihet si e turpshme në kulturën japoneze. Vetëvrasja, puna deri në vdekje (karoshi) dhe të bërit jōhatsujanë rrjedhimisht rezultate të mundshme.
Gjithashtu mund ta kursejë familjen nga kostot e larta që mund të shoqërohen me vetëvrasjen përshembull borxhet, tarifat e pastrimit dhe tarifat e ndryshme ekonomike.
Ky fenomen është shqetësuaes për Tokën e Diellit pasi fenomeni po shënon rritje, sidomos mes të rinjve./KultPlus.com