Juliana Pasha: Mendoni se është gabim i madh kur artistët këndojnë në një kohë dhimbje, por kemi nevojë për buzëqeshje

2 Dhjetor, 2019 - 2:05 pm

Juliana Pasha ka qenë e fundit në radhë për të kënduar mbrëmë në Kënga Magjike në një periudhë shumë të vështirë që po kalon gjithë vendi pas tragjedisë që ka ndodhur para pak ditëve. Ajo ka sqaruar vendimin e saj për performimin në Kënga Magjike edhe pse mbizotëron  një atmosferë e zymtë në Shqipëri, shkruan KultPlus.com.

Pasha, përmes një statusi në Facebook ka përmendur misionin e Këngës Magjike këtë vit, “Këndoj për të ndërtuar”, si dhe ka shtuar se kemi nevojë për pak buzëqeshje.

Këtu keni statusin e saj të plotë:

“Fati e deshi qe kete vit pervecse te jem konkurentja e fundit e @kengamagjikeofficial te ngjitem ne skene ne momentet me te veshtira, se pari si njeri e me pas si artiste.
Me gjithe dyshimin e madh qe pata per te qene pjesmarrese pas gjithe dhimbjes dhe panikut qe kemi kaluar keto dite te gjithe si popull, vendosa te jem pjese e Kenges Magjike dhe e misionit te saj #kendojpertendertuar

Ndoshta shume prej jush do te mendoni se eshte nje gabim i madh per ne artistet te kendojme ne nje kohe kur dhimbja ka pushtuar zemrat e gjithesecilit nga ne, por une mendoj se kemi nevoje edhe per pak buzeqeshje…., qetesi shpirterore dhe me se shumti Besim.
Plaget nuk shuhen por muzika rilind zemrat sikur dielli.

Me shpresen e madhe tek Zoti uroj qe secili prej jush te rilind pak nga pak cdo dite.

Zgjodhem kete veshje me nje personifikim ne mendje.
Ngjyrat bardh e zi si nje simbol i jetes.
Pas cdo dhimbjeje (e zeza) vjen gezimi (e bardha)
Dhe fjongo e madhe e zeze ne nderim te te gjithe jeteve te humbura”.

Të ngjajshme