Ka vdekur sekretari shumëvjeçar i Universitetit të Prishtinës, Zeqë Shehu

25 Nëntor, 2019 - 3:26 pm

Në moshën 83 vjeçare ka vdekur sot Zeqë Shehu, sekretar shumëvjeçar i Universitetit të Prishtinës dhe veprimtar i palëkundur i çështjes së lirisë së Kosovës.

Ai u lind në Junik më 1936, ku mbaroi shkollën fillore, ndërsa gjimnazin e ulët (tetëvjeçaren)në Gjakovë, sikundër edhe disa klasë të gjimnazit, kurse maturën në gjimnazin e Pejës.

Në vitin 1970 zgjidhet sekretar i përgjithshëm i Universitetit të Prishtinës ku punoi deri në shtator të vitit 1983.

Me angazhimin profesional në hartimin e rregullativës normative të shkollimit të lartë në Kosovë, ai dha kontribut të veçantë, sikurse edhe në hartimin e Ligjit mbi Shkollimin e Lartë dhe të Statusit të parë të Universitetit të Prishtinës.

Më vonë ishte sekretar i Fakultetit të Arteve në Prishtinë. Refuzoi t’i aplikojë ligjet antikushtetuese të Serbisë, për pasojë me u largua nga puna.

Zeqë Shehu, përveç të tjerash, ishte edhe deputet i Kuvendit të Kosovës në përbërjen legjislaturave të viteve të nëntëdhjeta. Për punën dhe angazhimin e tij është laureat i shumë dekoratave dhe mirënjohjeve. KultPlus.com

Të ngjajshme