Ka vdekur Xhangyle Ilijazi, gruaja që dha shumë kontribut për marrëdhëniet shqiptaro-hebreje

18 Nëntor, 2021 - 3:54 pm

Ka vdekur Xhangyle Ilijazi, gruaja e cila njihet për kontributin e saj të madh në fusha të ndryshme, shkruan KultPlus.

Bëhet e ditur se Ilijazi ka vdekur në moshën 68 vjeçare, e cila së fundi po vuante nga një sëmundje.

Xhangyle Ilijazi njihet si gruaja e cila theu shumë tabu, duke u shndërruar në inspirim për shumë vajza dhe gra të tjera.

Profesoreshë e anglishtes, Xhangyle Ilijazi ka dhënë një kontribut shumë të madh për promovimin e marrëdhënieve shqiptaro-hebreje, duke specifikuar familjet shqiptare të cilat shpëtuan hebrenjtë, përgjatë Luftës së Dytë Botërore.

Xhangyle Ilijazi në intervistat e mëhershme që i ka dhënë për medie të ndryshme kishte treguar se kishte luajtur futboll për klubin e famshëm Chelsea të Londrës, për tu shndërruar kështu si vajza e parë shqiptare që kishte luajtur futboll.

Si profesoreshë dhe aktiviste, Xhangyle Ilijazi dha një kontribut të madh për Gjilanin, ndërkohë, familjarët e saj kanë njoftuar se për varrimin e të ndjerës do të bëhet e ditur më vonë./ KultPlus.com

Të ngjajshme