Kalasë së Prizrenit do t’i shtohet një muze

1 Gusht, 2019 - 12:01 pm

Instituti Arkeologjik i Kosoves ka përfunduar Ekspozitën Arkeologjike në Kalanë e Prizrenit.

Drejtuesi i projektit të Kalasë së Prizrenit Dr. Shafi Gashi në një promoncim tregon se u bën mbi 10 vjet që janë duke u zhvilluar gërmime arkeologjike dhe konzervuese në kala, dhe përfundimisht po hapet edhe ekspozita në të cilën ekspozohet thesari më i mirë i trashëgimisë kulturor të Republikës së Kosovës.

“Duke filluar nga parahistoria e deri tek luftrat ballkanike, Kalaja e Prizrenit është shndërruar në top atraksionet e turizmit kulturor ku gjatë verës presin mbi 1 mijë vizitorë në ditë dhe është monumenti më i viztuar në vend”, tha Gashi. /KultPlus.com

Të ngjajshme