Kampingu “La Perle”, xhevahir i fshehur në natyrën e bukur të Palasës

19 Gusht, 2022 - 12:39 pm

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga ky kamping i krijuar nga Kristi, një vajzë nga Palasa, e cila jeton e punon në Tiranë, por që nuk e ka harruar vendin e origjinës.

“Ja një xhevahir i fshehur në natyrën e bukur të Palasës. Kampingu “La Perle”, krijuar nga Kristi, një vajzë nga Palasa, e cila jeton e punon në Tiranë, me “kokën mbrapa” në vendin e origjinës”, shkroi Rama në një postim në rrjetet sociale.

Investimet në sektorin e turizmit gjatë viteve të fundit në vendin tonë kanë rritur standardet e mikpritjes së vizitorëve duke bërë që çdo vit e më shumë të rritet numri i turistëve nga që vizitojnë Shqipërinë nga veriu në jug. / KultPlus.com

Të ngjajshme