Kampionati Botëror i Tangos mbahet virtualisht

26 Gusht, 2020 - 7:00 pm

Kampionati Botëror i Tangos, që mbahet çdo vit në Argjentinë, do të nisë sot – por në vend se të mbahet në një arenë në Buenos Aires gara do të zhvillohet online.

Kjo garë e vallëzimit do të organizohet vetëm virtualisht për shkak se Argjentina ka raportuar 8713 raste të reja me COVID-19 vetëm të hënën që është shifër rekorde.

Gjyqtarët e jurisë do të vlerësojnë videot e dërguara nga konkurrentët që tani lejohen të garojnë edhe individualisht.

I pari i kulturës në Buenos Aires Enrique Avagardo tha se “do të jetë më ndryshe, por me të njëjtën energji sikur viteve të kaluara”, transmeton Klan Kosova.

Por,  me vendimin që Kampionati Botëror i Tangos të organizohet në këtë mënyrë nuk janë pajtuar të gjithë.

Virginia Vasconi, një koreografe dhe anëtare e rregullt e jurisë tha se “ta dërgosh një video që mund ta editosh nuk është e njëjta gjë sikur të vallëzosh në skenë para jurisë”.

Të ngjajshme