Kampionia botërore në patinazh artistik vdiq në moshën 20-vjeçare

18 Korrik, 2020 - 2:00 pm

Ish-kampionia e botës për juniore në patinazh artistik, Ekaterina Alexandrovskaya ka vdekur në moshën 20-vjeçare. Sipas mediave ruse, Alexandrovskaya është gjetur e vdekur në Moskë, ndërsa dyshimet janë se ka kryer vetëvrasje.

Një burim i ka thënë agjencisë Tass se trupi i sportistes është gjetur në afërsi të shtëpisë së saj në Moskë. Është raportuar se për shkak të një lëndimi fizik ajo edhe më herët kishte tentuar vetëvrasjen.

Alexandrovskaya ka garuar për Rusinë në të kaluarën. Prej vitit 2016 garoi për Australinë. Kishte fituar titullin e botës së bashku me patinazhistin australian, Harley Windsor, në vitin 2017.

Kjo dyshe të njëjtin vit kishte fituar edhe çmimin Grand Prix për juniorë. Dy herë ka fituar në kampionatin e Australisë.

Alexandrovskaya ka garuar edhe në “PyeongChang 2018”, por për shkak të lëndimeve rresht ishte pensionuar nga sporti në shkurt të vitit 2020.

Të ngjajshme