Këndoi hitin ‘Sara perche ti amo’, vdes këngëtari i njohur italian

19 Tetor, 2022 - 1:48 pm

Franco Gatti, anëtar i grupit historik” Ricchi e Poveri” ka ndërruar jetë në moshën 80 vjeçare. Ai vdiq në shtëpinë e tij në Genova, konfirmuan familjarët e tij. Gatti ishte distancuar prej kohësh nga grupi, pas vdekjes së papritur të djalit të tij Alessio në vitin 2013, kur ai ishte vetëm 23 vjeç.

“Një pjesë e jetës sonë iku. Lamtumirë Franko”, thuhet në deklaratën e grupit. Edhe pse e konsideroi të mbyllur aktivitetin e tij muzikor, në vitin 2020 ai mori pjesë në ribashkimin e grupit në Sanremo. Grupi u krijua në 1967 dhe u emërtua nga Franco Califano sepse ata ishin “të pasur në ide, por të varfër në para”.

“Ricchi e Poveri” mbeten edhe sot ndër grupet më jetëgjatë. Ata numërojnë një sërë hitesh mes së cilëve “Sarà perché ti amo”./ KultPlus.com

Të ngjajshme