Kënga nga Elita 5 asnjëherë nuk është transmetuar në spektaklin anglez, mashtrohen ndjekësit (VIDEO)

26 Shtator, 2019 - 6:27 pm

Një video e cila po qarkullon në rrjete sociale është dukshëm një video ‘fake’.

Bëhet fjalë për një montazhë të këngës së Grupit Elita 5 e cila i është veshur spektaklit ‘Britain’s Got Talent’.

Vetë anëtarët e grupit të njohur shqiptar e kanë shpërndarë videon e cila është vetëm një montazhë e këngës së tyre. Duket se fansat e kanë pranuar videon si të mirëqenë edhepse nuk bëhet fjalë për transmetimin e këngës së njohur ‘Më fal’ në spektaklin e gjetjes së talenteve në Angli.

https://www.youtube.com/watch?v=XKe_vnPVbI0&feature=youtu.be&fbclid=IwAR1bL5AgEQTlapvl16LPBD6MAo8qKFiO7dvwU_z6bJSrpz3pbQFWOzsyVnA

Videoja origjinale është e vitit 2018-të ndërsa bëhet fjalë për një performancë emocionuese nga Attraction Shadoë Theatre Group.

Ardian Pjetri e ka montuar kështu këngën e grupit shqiptar mbi performancën e njohur, duke mos pasur qëllim të tregojë se kënga e Elita 5 është transmetuar në këtë spektakël, sado që kjo do të ishte gjë e mrekullueshme të ndodhte në të ardhmen. / KultPlus.com

Të ngjajshme