Këngëtari R. Kelly dënohet me 30 vjet burg, abuzoi seksualisht me fëmijët dhe gratë

30 Qershor, 2022 - 12:16 pm

Këngëtari amerikan R. Kelly është dënuar me 30 vite burg për përdorimin e statusit të tij të famshëm për të abuzuar seksualisht me fëmijët dhe gratë, shkruan BBC.

Artisti R&B, 55 vjeç, u dënua shtatorin e kaluar në Nju Jork për krime të shantazhit dhe trafikimit seksual.

Ai ishte përballur me vite të tëra me akuza dhe gjykatësi të mërkurën tha se ai kishte një “indiferencë ndaj vuajtjes njerëzore”.

Avokatët e këngëtarit, emri i vërtetë i të cilit është Robert Sylvester Kelly, thonë se ai do të apelojë, transmeton KultPlus.

Përpara dënimit të tij, një pjesë e vogël e grave u ngritën për t’u përballur me Kelly.

Një grua e identifikuar vetëm si Angela e quajti këngëtarin një Pied Piper, i cili “rritej në ligësi” me çdo viktimë të re, ndërsa të tjerët që nuk u prezantuan, dëshmuan se ai kishte thyer shpirtrat e tyre.

“Fjalë për fjalë do të doja të vdisja për shkak të asaj se si më bëre të ndihesha”, tha njëra.

Kelly nuk pranoi të bënte një deklaratë të tijën dhe nuk reagoi kur u dha vendimi. /KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme