Kështu duhet gruaja

1 Korrik, 2020 - 8:33 pm

Ky bashkëshort do të vë në siklet çdo burrë me historinë e tij për punët e shtëpisë!

Një mik imi erdhi tek unë për kafe, u ulëm dhe filluam të bisedojmë, për jetën …

“Më fal vetëm një sekondë sa t’i laj pjatat në lavaman,” i thashë.

Ai më shikoi sikur i thashë se po shkoj të ndërtoj një anije kozmike. Duke më admiruar, por pak i hutuar ai më tha: “Shumë mirë që po ndihmon gruan tuaj, por kur unë bëj këtë, gruaja ime nuk është se e vlerëson fort këtë. E fshiva dyshemenë një javë, asnjë faleminderit nuk dëgjova nga ajo.”

Pasi u ktheva, u ula dhe nisa t’i shpjegoj se në fakt unë nuk po e ndihmoja gruan.

Gruaja ime nuk ka nevojë për ndihmë, ajo ka nevojë për një partner.

Unë jam partner në shtëpi dhe për shkak të këtij partneriteti, detyrat janë të ndara, por sigurisht nuk ka të bëjë me ndihmën time në shtëpi.

Unë nuk e ndihmoj gruan time për të pastruar shtëpinë, sepse unë jetoj këtu andaj më takon edhe mua ta pastroj.

Unë nuk e ndihmoj gruan time të gatuaj, por pse unë ha këtu, edhe unë duhet të gatuaj.

Unë nuk e ndihmoj gruan time që të lajë enët pas ngrënies, sepse kam përdorur edhe vetë ato.

Unë nuk e ndihmoj gruan time rreth fëmijëve, sepse fundja ata janë edhe fëmijët e mi dhe roli im është të jem baba dhe prind.

Unë nuk e ndihmoj gruan time që të lajë, hekurosë dhe thajë rrobat, sepse janë edhe rrobat emia, dhe fëmijët të mi.

Unë nuk jam një ndihmesë në shtëpi, unë jam pjesë e shtëpisë.

Sa i përket vlerësimit, e pyeta se kur ishte hera e fundit, pasi ajo kishte mbaruar pastrimin e shtëpisë, pasi kishte larë rrobat, pasi kishte ndërruar shtrojat në shtrat, pasi kishte larë fëmijët, pasi kishte gatuar, pasi kishte organizuar çdo gjë rreth shtëpisë, … që ky i kishte thënë ’të faleminderit’? Por jo çfarëdo falendërimi, por një falendërim të tipit: “Wow. E dashur! Ti vërtetë je një grua fantastike!”

Të ngjajshme