Këto janë fjalët që i shkruan Kurti e Konjufca në Librin e Zisë për producenten Berisha (FOTO)

30 Qershor, 2022 - 8:00 pm

Në nderim të jetës dhe veprës së producentes së njohur shqiptare, Vjosa Berisha, në Teatrin Kombëtar të Kosovës nga ora 14:00 kanë nisur të bëhen homazhe.

Miq, familjarë, e figura të shumta janë parë duke bërë homazhe brenda hollit të TKK-së.

Për të nderuar veprimtarinë e 49-vjeçares i pranishëm ka qenë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca.

Pas homazheve, Kurti e Konjufca kanë shkruar fjalët më të mira për Berishën në Librin e Zisë, njofton Klankosova.tv.

Më poshtë mund t’i lexoni ato:

Albin Kurti
Glauk Konjufca

Producentja, e cila vdiq javën e kaluar, do të varroset ditën e sotme (e enjte) në varrezat e Prishtinës (Arbëri). / KultPlus.com

Të ngjajshme