Kino Armata nis shtatorin me aktivitete kulturore, diskutime dhe filma ndërkombëtarë

2 Shtator, 2025 - 6:31 pm

Kino Armata ka nisur muajin shtator me një javë të pasur aktivitetesh kulturore, ku nga e hëna deri të dielën do të shfaqen filma, do të mbahen ligjërata, diskutime dhe performanca artistike.

Të hënën, më 1 shtator, nga ora 20:00 u zhvillua mbrëmja “Poetica Kino”, e cila përfshiu ligjëratë, performancë dhe diskutim me Daniel Bird.

Programi vazhdoi të martën, më 2 shtator, me shfaqjen e filmit “Eternity and a Day” (1998) të regjisorit Theodoros Angelopoulos, në kuadër të ciklit “KINETO”.

Të enjten, nga ora 18:00, do të mbahet takimi javor i rregullt, ndërsa fundjava i dedikohet Prishtina Queer Festival.

Festivali nis të premten me premierën në Kosovë të filmit “House with a Voice”, për të vazhduar të shtunën me programin e filmave të kuruar nga XPOSED (ora 17:00), ndërsa të dielën do të shfaqet filmi “Avant-Drag!” me regji të Fil Ieropoulos.

Kjo javë e parë e shtatorit në Kino Armata sjell një kombinim të kinemasë, artit performativ dhe diskutimeve, duke e bërë Prishtinën një qendër të gjallë kulturore./KultPlus.com

Të ngjajshme