Kolegji Universum hap konkurs për transferim të studimeve

13 Janar, 2021 - 10:34 am

A dëshironi ti ndjekni studimet me orar fleksibil pa shkëputja nga puna dhe pastaj ti vazhdoni ato jashtë vendit me bursë të plotë, atëherë Kolegji Universum është vendi se ku ju duhet të drejtoheni.

Kolegji Universum ofron zbritje 30% për studentët të cilët dëshirojnë t’i transferojnë studimet në Universum dhe të marrin diplomë të njohur ndërkombëtarisht.  

Çdo vit, mbi 80 milion studentë në gjithë botën regjistrohen në universitet, mirëpo, rreth 30 milion prej tyre e braktisin universitetin dhe asnjëherë nuk i përfundojnë studimet. Kjo ndodhë për arsye se studentët nuk janë të mirë informuar për fakultetin që përzgjedhin, profesorët ligjërojnë me metoda të vjetra, ose vonë e kuptojnë që nuk kanë pasion për fushën e studimit të përzgjedhur.

Leonora Pajaziti kishte filluar studimet në një institucion tjeter privat të arsimit të lartë në Kosovë, por pas vitit të parë ajo vendosi që studimet të ja besoj Kolegjit Universum. Leonora transferoi studimet në vitin e dytë në programin Shkenca Politike, dhe për përvojen e saj në Universum ajo thotë:

Universitetin e përfytyroja si një institucion të lartë shkollimi. Ai përfytyrim u bë real në Universum. Si cdo fillim, edhe këtu ishte i vështirë, sidomos për mua, një studente transferi. Fillimi i ishte i vështirë por i shkurtër, falë mikëpritjes dhe ngrohtësisë që gjeta tek stafi i Kolegjit Universum. Në Universum ka hapësirë për çdo student, për shkak të mundesive të shumta që ata i ofrojnë. Definitivisht Universumi është univers i mundësive” .

Transfero studimet në Kolegjin Universum dhe eksploro Evropën përmes bursave ndërkombëtare. Deri tani 325 studentë të Kolegjit Universum kanë përfituar nga kjo mundësi për shkëmbim semestral në 26 shtete të BE-së . Shiko fotot e studentëve përfitues të bursave ndërkombëtare https://www.universum-ks.org/studentet-erasmus/

Programi Bachelor në Kolegjin Universum është renditur në Top 3% të shkollave më të mira në botë nga agjencia prestigjioze franceze Eduniversal, ndërsa Programi Master në Kolegjin Universum është i vetmi program i ranguar si i 16’ti në Evropën Lindore dhe në Top 200 programet më të mira të kësaj fushe në botë nga agjencia prestigjioze franceze Eduniversal, si i vetmi nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Serbia dhe Mali i Zi. Ky program realizohet në formë modulare nga profesorë vendorë dhe ndërkombëtarë, me ligjerata pasdite dhe vikendeve.

Kolegji Universum ofron zbritje 30% për studentët të cilët dëshirojnë t’i transferojnë studimet në Universum.

Për të aplikuar, ju lutem klikoni direkt këtu, kurse për më shumë informata ndiqni faqen https://www.universum-ks.org/studentet-erasmus/.

(Ky shkrim u sponsorisua nga Universum)

Të ngjajshme