Kolegji Universum mbledh ekspert nga fusha e teknologjisë, marketingut dhe inovacionit me “Coffee Lecture Series”

9 Dhjetor, 2020 - 2:18 pm


Kolegji Universum fillon me “Coffee Lecture Series“. Qëllimi i këtyre ligjeratave është që studentet tanë jo vetëm të mësojnë lidhur me tema të ndryshme por edhe të kënaqen me shoqërine e njëri tjetrit në byfen e Kolegjit.

Gjate takimeve do te diskutohen zhvillimet e fundit ne fushen e teknologjise, inovacionit dhe marketingut.

Të ftuar në këto takime janë ekspert të fushave të ndryshme si z. Armend Berisha, Dizajner Grafik dhe Drejtor Kreativ në UNITED PIXELS, z. Dardan Hasku, CEO i Dardha Solutions, z. Drilon Januzaj nga Kompania Bosch, Z. Ermal Sadiku, CEO në LinkPlus dhe Z. Mendim Mustafa CEO & Solution Architect në Vision Agency.

Takimi me Z. Armend Berisha u mbajt me 8 Dhjetor në orën 12:00 në byfenë e Kolegjit Universum në Lipjan. Takimi me Z. Dardan Hasku dhe Prof. Valdrin Dervishaj u organizua sot në ora 11:00. Me Z. Drilon Januzaj do të mbahet me 11 Dhjetor në ora 17:00 ne Google Meets. Ndërsa takimi me Z. Ermal Sadiku & Mendim Mustafa do të mbahet neser me 09.12.2020 duke filluar nga ora 13:00 në byfenë e Kolegjit Universum në Lipjan.

Për informata shtesë kontakto Kolegjin Universum në [email protected], ndiqni faqen në facebook & instagram apo telefononi në +383 44 144 062

Të ngjajshme