Kolegji Universum ndan bursa të plota për maturantët nga Komuna e Kaçanikut

30 Qershor, 2020 - 4:38 pm

Sot përfaqësues nga Kolegji Universum dhe kryetari i komunës së Kaçanikut Z. Besim Ilazi nënshkruan memorandum mirëkuptimi për bashkëpunim të ndërsjellë. Me këtë memorandum mirëkuptimi shprehet vullneti i palëve që të bashkëpunojnë në lehtësimin e mundësive për studime universitare për nxënësit nga komuna e Kaçanikut.

Me këtë rast për të promovuar dhe vlerësuar angazhimin e lartë të nxënësve, Kolegji Universum ka ndarë 3 bursa të plota tre vjeçare 100% si dhe zbritje 50% për 3 vite studimi për të gjithë maturantët dhe të të interesuarit tjerë për studime nga Komuna e Kaçanikut.

Bursat vlejnë për programet: Shkenca Politike, Biznes dhe Menaxhment, Shkenca Kompjuterike, Infermieri, Gjuhë Angleze dhe Gjuhë Gjermane.
Poashtu Kolegji Universum do të ofroj transportin e rregullt për të gjithë maturantët që do të vizitojnë kampusin në fazën e regjistrimeve, gjatë muajit Qershor dhe Korrik.

Për më shumë informata rreth bursave dhe transportit kontakto 044 725 675 apo [email protected], apo na ndiqni në rrjete sociale në facebook & instagram. /KultPlus.com

106357526_3025483260898831_2512017254257607255_n.jpg

Të ngjajshme