Kolegji Universum nënshkruan marrëveshje me 152 Universitete për shkëmbim të 608 studentëve në Evropë

7 Mars, 2022 - 2:15 pm

Kolegji Universum si lider i ndërkombtarizimit hap thirrjen për bursa semestrale ne 152 universitete ne 28 shtete te Evropës dhe Turqi. Bursat vlejnë për të gjithë studentët e Kolegjit Universum, te gjitha kampuset, niveli Bachelor & Master.

Deri tani Kolegji Universum ka nënshkruar marrëveshje me 152 universitete në 28 shtete të Evropës dhe Turqi. Shiko listen e plotë të Universiteteve Partnere https://www.universum-ks.org/sq/bursa-nderkombetare/

Deri tani 546 studentë të Kolegjit Universum dhe 105 staf akademik dhe administrativ kanë përfituar nga kjo mundësi.

Ftohen të gjithë studentët e Kolegjit Universum të nivelit Bachelor dhe Master të aplikojnë për shkëmbim semestral në këto universitete (kliko ketu per listen e plote).

Një nga përfitueset e bursave për shkëmbim semestral është edhe studentja Verona Kolgeci, për përvojen e saj gjatë shkëmbimit në Belgjikë ajo thotë: “Unë jam Verona Kolgeci studente në Universum dhe përfituse e bursës 100%. Tani jam në vitin e dytë në drejtimin Shkenca Kompjuterike niveli bachelor. Gjatë studimeve në vitin e parë kam qenë e angazhuar edhe me punë praktike, kjo eksperiencë ka qenë shumë e mirë. Jam përfituese e bursës për studime jashtë vendit në Thomas More University of Applied Science në Belgjikë. E gjitha ka qenë një eksperience shumë e mirë e cila më ka shtyrë drejt zhvilimit edukativo-arsimor dhe personal. Mesazhi im për studentërt tjerë është që të marrin çdo mundësi që i shfaqet sepse sa do e vogel të duket në fillim do të ketë një ndikim shumë të madh në jetën e tyre dhe do t’i ndihmojë të ndërtojnë një të ardhme më të mirë”.

Bëhu si Verona, eksploro Evropen gjatë studimeve! Apliko tani https://bit.ly/34gl2Wq

Për më shumë informata kontakto +383 44 144 062, [email protected] ose ndiqni Kolegjin Universum në facebook & instagram.

(Shkrim i sponsorisuar nga Kolegji Universum).

Të ngjajshme