Kolegji Universum nënshkruan marrëveshje për praktikë të studentëve të Infermierisë në Gjermani

8 Dhjetor, 2021 - 4:19 pm

Kolegji Universum ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Kompaninë Gjermane “Visitatis GmbH” të përfaqësuar nga Drejtori Z. Ralf Hochscherff dhe “Careplacement GmbH”. Në kuadër të kësaj marrëveshje, studentëve të Kolegjit Universum të programit Infermieri do të ju mundësohet praktikë profesionale 6 muaj në Gjermani.

Studentët e Kolegjit Universum të programit Infermieri do kenë mundësinë të përfundojnë praktikën profesionale në një nga qendrat me paisjet më inovative të kujdesit mjekësor në Gjermani. Shpenzimet e studentëve gjatë praktikës në Gjermani do të mbulohen nga kompania dhe po ashtu studentët do të marrin pagë minimale sic parashihet me ligjin e punës në Gjermani.

Kompania “Visitatis GmbH” është themeluar që nga viti 2002 në Aachen si një nga qendrat e para të kujdesit privat në Gjermani. Puna praktike në Visitatit do të ju ndihmojë studentëve të njihen me industrinë e kujdesit shëndetësor dhe të marrin praktikat më të mira nga specialistët e kësaj kompanie.

Kolegji Universum, mbetet një nga institucionet e vetme ne Kosovë i cili garanton Punë Praktike për të gjithë studentët gjatë studimeve.

Për më shumë informata na ndiqni në rrjete sociale në facebook apo instagram, kontaktoni në [email protected] ose +383 44 144 062.–
You received this message because you are subscribed to the Google Groups “[email protected]” group.
To unsubscribe from this group and stop receiving emails from it, send an email to [email protected]./ KultPlus.com

Të ngjajshme