Kolegji Universum nënshkruan marrëveshje për shkëmbim të studentëve të Fizioterapisë me bursa të plota në Itali

5 Nëntor, 2021 - 1:00 pm

Kolegji Universum lider i mundësive reale ndërkombëtare për studentë dhe staff për shkëmbim semestral, këtë po e dëshmon fakti se deri tani këtij institucioni të arsimit të lartë në Kosovë i janë aprovuar 116 marrëveshje me universitetet më të mira të Evropës. Së fundmi, gamës së bashkëpunimeve i është shtuar edhe projekti tjetër për BURSA ndërkombëtare në Itali.

Studentët e Kolegjit Universum të Programit Fizioterapi do kenë mundësinë të studiojnë për një semestër në një ndër universitetet më të vjetra në Itali “University of Catania” .

Të gjithë studentët përfitojnë shkollim falas, kompenzim mujor 850 euro dhe 275 euro kompenzim për shpenzime të transportit.

Së shpejti do të shpallet thirrja për aplikim për shkëmbim semestral në këtë universitet me bursë të plotë.Përveq shkëmbimit semestral me bursa të plota në 26 shtete të BE-së, Kolegji Universum u siguron studentëve një sërë burimesh dhe shërbimesh për të mbështetur mësimin dhe kërkimin e tyre. Puna praktikë për studentët e Fizioterapisë fillon që nga viti i parë në laboratorët inovativ të Kolegjit Universum të paisur me pajisje mjekësore ndërsa vitin e dytë praktika vazhdohet në Qendra të Mjekesise Fizikale me të cilat Kolegji Universum ka bashkëpunim.

Kolegji Universum është institucion lider i ndërkombëtarizimit, i vetmi nga Kosova që ka arritur numrin më të madh të marrëveshjeve të financuara nga Komisioni Evropian. Deri tani Kolegji Universum ka arritur marrëveshje me 116 universitete në 26 shtete të Evropës dhe Turqi. 

Deri tani 462 studentë të Kolegjit Universum dhe 105 staf akademik dhe administrativ kanë përfituar nga kjo mundësi. Mëso më shumë https://www.universum-ks.org/bursa-nderkombetare/

Për më shumë informata kontakto +383 44 144 062, [email protected] ose ndiqni Kolegjin Universum në facebook & instagram./KultPlus.com

Të ngjajshme