Kolegji Universum ofron trajnim falas për kodin në C# për maturantë

18 Mars, 2021 - 3:02 pm


Kolegji Universum si lider në fushën e Shkencave Kompjuterike organizon trajnim për kodim në C# FALAS për të gjithë maturantët e Republikës së Kosovës!

Trajnimi do të mbahet nga data 5-10 Prill! Aplikimi bëhet online përmes këtij linku https://forms.gle/5mPxn1xB81u92KRb8. Afati i fundit për aplikim është 1 Prill 2021.

Trajnimi do të mbahet në 3 kampuset e Kolegjit Universum në Prishtinë, Gjakovë dhe Ferizaj. Pjesëmarrësit nuk kanë nevojë të kenë njohuri paraprake nga C# dhe Programimi.

Pas përfundimit të trajnimit do të organizohet vizitë studimore në kompani që merren me zhvillim të softuerëve.

Të gjithë maturantët pjesëmarrës në trajnim do të certifikohen si dhe pjesëmarrësit më të suksesshëm do të përfitojnë bursë për 3 vite studimi në Kolegjin Universum.
Për më shumë informata rreth trajnimit kontaktoni Kolegjin Universum në [email protected] në +383 44 144 062 apo në rrjete sociale në facebook & instagram.

Të ngjajshme