Kolegji Universum organizoi Panairin e Inovacionit me punime shkencore dhe artistike të studentëve

12 Mars, 2020 - 3:52 pm


Në kuadër të aktiviteteve studentore dhe prezantimit të punimeve shkencore dhe artistike të studentëve Kolegji Universum organizoi Panairin e Inovacionit.

Gjatë panairit studentët nga Dept. Shkenca Kompjuterike dhe Dizajn i Integruar prezantuan projektet/punimet e tyre në të cilat janë angazhuar gjatë gjithë semestrit duke krijuar prototipe te ndryshme permes paisjeve harduerike sipas metodës “Learning by Doing” dhe informatave “State of the Art in Technology“.

Përmes projekteve të tyre studentët e Kolegjit Universum krijojnë paisje të cilat ndikojnë pozitivisht në mirëqenjen e komunitetit duke krijuar lehtësira në jetën reale të njerëzve. Projekte te tilla si dora robotike, smart home, smart stick for blind people, alarm systems dhe shumë paisje të tjera. 

Për secilin projekt studentët kanë bashkangjit edhe manualin e përdorimit dhe ndërtimit, përmes të cilit çdo produkt apo projekt i krijuar nga ta mund të përsëritet.

A dëshironi edhe ju të angazhoheni në projekte reale që nga viti i parë, TRANSFERO STUDIMET në Kolegjin Universum. Apliko këtu http://tiny.cc/i0nxkz
Kolegji Universum është kolegji më inovativ në Kosovë, i renditur në Top 1000 shkollat më të mira të biznesit në botë nga Agjencia Eduniversal.  

Për më shumë informata rreth projekteve dhe aktiviteteve që angazhohen studentët që nga viti i parë në Kolegjin Universum ndiqni në facebook & instagram, kontaktoni në [email protected] apo telefononi në +383 44 144 062

(Shkrim i sponsorizuar nga Kolegji Universum)

Të ngjajshme