Kolegji Universum organizon Panairin e Inovacionit për të prezantuar punimet shkencore dhe artistike të studentëve

19 Janar, 2022 - 12:45 pm

Në kuadër të aktiviteteve studentore dhe prezantimit të punimeve shkencore dhe artistike të studentëve #KolegjiUniversum organizon Panairin e Inovacionit.

Gjatë panairit studentët nga Dept. Shkenca Kompjuterike dhe Dizajn i Integruar do të prezantojnë projektet/punimet e tyre në të cilat janë angazhuar gjatë gjithë semestrit duke krijuar prototipe te ndryshme permes paisjeve harduerike sipas metodës “Learning by Doing” dhe informatave “State of the Art in Technology”.

Përmes projekteve të tyre studentët e Kolegjit Universum kanë krijuar paisje të cilat ndikojnë pozitivisht në mirëqenjen e komunitetit duke krijuar lehtësira në jetën reale të njerëzve.

Eventi do të mbahet neser me 20 Janar nga ora 11:00 në Kolegji Universum – Kampusi Lipjan dhe është i hapur për të gjithë të interesuarit.

Për më shumë informata rreth projekteve dhe aktiviteteve që angazhohen studentët që nga viti i parë në Kolegjin Universum ndiqni në facebook & instagram, kontaktoni në [email protected] apo telefononi në +383 44 144 062.

(Shkrim i sponsorisuar nga Kolegji Universum).

Të ngjajshme