Kolegji Universum po merr pjesë në takimin e koordinatorëve të projekteve Erasmus+ në Bruksel

28 Janar, 2020 - 5:36 pm

Kolegji Universum po merr pjesë pjesë në takimin e koordinatorëve të projektit Erasmus+ “2020 Grant Holders Meeting” në Bruksel. Projektet Erasmus+ të ngritjes së kapaciteteve në fushën e arsimit të lartë mbështesin modernizimin, aksesin dhe ndërkombëtarizimin e arsimit të lartë në vendet partnere. 

Aktualisht Kolegji Universum është duke implementuar 6 projekte të financuara nga Komisioni Evropian. Kjo i kontribon shumë ngritjes së kapaciteteve të brendshme te Kolegjit Universum përmirësimit të cilësisë, zhvillimit të kurrikulave, zhvillimit profesional të stafit përmes trajnimeve dhe vizitave në universitetet partnere, si dhe përmirësimin e teknologjisë përmes paisjeve të reja në laboratore dhe salla.

Me 6 projekte Erasmus+ Capacity Building dhe mbi 114 marrëveshje Erasmus+ për shkëmbim, Kolegji Universum mbetet lider i pa diskutueshëm në Kosovë në fushën e ndërkombëtarizimit. Deri tani Kolegji Universum ka dërguar 135 studentë për shkëmbim semestral me bursë të plotë në 114 universitete në 26 shtete tē BE-së. Shiko fotot e studentëve përfitues https://www.universum-ks.org/studentet-erasmus/


Për më shumë informata ndiqni në facebook & instagram, kontaktoni në [email protected] apo telefononi në +383 44 144 062.  /KultPlus.com

(Shkrim i sponsorisuar nga Universum)

Të ngjajshme