10 Maj, 2025 - 6:30 pm
Gara e parë historike e “Giro d’Italia” në Shqipëri u karakterizua edhe nga pjesëmarrja e Kombëtares shqiptare. Jo si konkurrentë zyrtarë të eventit, por me ftesë.
Mes dhjetë sportistëve të ekipit përfaqësues janë edhe dy danezë dhe një kolumbian.
“Në vitin 2017 erdha në Shqipëri si turist. Rashë në dashuri me klimën dhe malet këtu, bëra shokë. Kam qenë çiklist në Danimarkë për 25 vjet, mora biçikletën, u bashkova me ekipin e Tiranës. Rinisa stërvitjet, kam marrë pjesë në kampionatin kombëtar dhe tashmë garuam në etapën e parë të Xhiros së Italisë me Kombëtaren e Shqipërisë. Ishte një eksperiencë e këndshme dhe u kënaqëm që të ndiheshim si profesionistë”, shprehet Bjarke Nielsen, çiklist i kombëtares së Çiklizmit.
Çiklistët kuqezi kryen itinerarin e etapës së parë nga Durrësi në Tiranë, vetëm pak orë përpara “Nisjes së Madhe”./ KultPlus.com