Komente të shumta raciste, ‘The Little Mermaid’ dështon në Kinë dhe Korenë e Jugut

10 Qershor, 2023 - 3:20 pm

“The Little Mermaid” ka dështuar në Kinë dhe Korenë e Jugut mes kritikave raciste në disa qarqe mbi aktoren me ngjyrë Halle Bailey si personazhi kryesor Ariel.

Filmi ka fituar vetëm 3.6 milionë dollarë në Kinën kontinentale që nga publikimi më 26 maj, sipas Box Office Mojo. Në Korenë e Jugut, “The Little Mermaid” ka fituar 4.4 milionë dollarë që nga 24 maji.

Pritja e ftohtë erdhi pasi shikuesit në të dy vendet vunë në dyshim zgjedhjen e Bailey-t si yllin e filmit.

Në Shtetet e Bashkuara, vajzat e reja me ngjyrë kanë përshëndetur vendimin e Disney, duke thënë se ndjehen të përfaqësuara në ekranin e madh për shkak të rolit të saj kryesor.

Por në IMDb, filmi dyshohet se ka dështuar për shkak të racizmit, dhe komenteve të shumta negative. Çështja bëri që IMDb javën e kaluar të paralajmërojë për “aktivitet të pazakontë votimi” dhe të ndryshojë mënyrën se si llogarit vlerësimet.

Në Douban, një uebsajt i njohur kinez për rishikimin e filmave, përdoruesit vlerësuan filmin vetëm 5.1 nga 10.

“Përralla me të cilën u rrita ka ndryshuar! Mos shkel mbi kujtimet e mia të dashura të fëmijërisë dhe imazhin e Ariel-it,” shkruante një person.

Diçka e tillë ndodhi edhe në mediat sociale në Korenë e Jugut. Në Japoni, ku filmi nuk ka dalë ende në kinema, por ai është përballur gjithashtu me kritika nga ata që thonë se portretizimi i Ariel-it duket se ndryshon nga ata që mbajnë mend.

Media shtetërore kineze ka nxitur gjithashtu reagime të tilla. Në një editorial të botuar një ditë para debutimit të filmit në Kinë, tabloidi shtetëror Global Times tha se ai “kishte shkaktuar një debat rreth përfaqësimit në argëtim dhe kishte nxjerrë në pah sfidat e përshtatjes së përrallave të dashura tradicionale”./abcnews.al/ KultPlus.com

Të ngjajshme