Kompania angleze financon studimet dhe ofron punë praktike për studentët e Kolegjit Universum

19 Tetor, 2020 - 12:28 pm

Gamës së gjerë të bashkëpunimeve të Kolegjit “Universum” iu shtua edhe Kompania angleze “Velez Managed Services”. Ky bashkëpunim ka për qëllim ndërlidhjen e studimeve me industrinë e punës, me ç’rast studentët e Kolegjit Universum do të përfitojnë financim të plotë të studimeve dhe punë praktike në këtë kompani.

Studimet duale në Kolegjin Universum kombinojnë studimet akademike me aftësimin profesional ose përvojën praktike në një kompani dhe mundësojnë kyçjen më të lehtë në tregun e punës. Studentët e Kolegjit Universum që nga viti i parë do të punojnë për tregun global në kuadër të kësaj kompanie. 

Kolegji Universum vazhdimisht kontaktohet  nga institucione të ndryshme për të formuar partneritete dhe bashkëpunime profesionale që synojnë të kontribuojnë në ekonominë dhe zhvillimin e sektorëve në Kosovë. Programi i studimeve të dyfishtë u mundëson studentëve të Kolegjit Universum të vazhdojnë studimet akademike gjatë kohës që punojnë në kompani / institucione të fushës së tyre përkatëse. Kjo u mundëson studentëve të marrin diploma akademike dhe përvojë profesionale.  Mëso  më shumë për studimet duale https://www.universum-ks.org/studime-duale/

Për info shtese kontakto [email protected], 044 144 062 apo na ndiqni në rrjete sociale në facebook & instagram.  

(Shkrim i sponsorizuar nga Kolegji Universum)

Të ngjajshme