Kompania sllovene fiton projektin e Sallës së Sporteve në Prishtinë, Ahmeti: Ne kemi ndarë edhe mjetet (FOTO)

16 Shkurt, 2022 - 10:50 pm

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka bërë publike projektin e kompanisë sllovene që ka fituar konkursin ndërkombëtar për ndërtimin e sallës së re të sporteve me dorë në Prishtinë, pëcjell Kultlus.

Duke bashkëngjitur fotografitë e projektit, Ahmeti thotë se janë ndarë mjetet dhe është filluar prokurimi për këtë sallë.

KultPlus ua sjell postimin e plotë:

Ky është projekti i një kompanie sllovene që ka fituar në konkursin ndërkombëtar për sallen e re të sporteve me dorë në Prishtinë te Stacioni i Autobusëve. 

Për më shumë, ne kemi ndarë edhe mjetet, dhe kemi filluar edhe prokurimin për këtë sallë super moderne që do të përdorej nga klubet e Prishtinës dhe përfaqësuesja e Kosovës.  Sporti zhvillohet nga infrastruktura dhe shpresoj që kryetari Rama mos ta ndërprej këtë projekt të domosdoshëm për Prishtinën.

Kërkoj falje për cilësinë e fotografive të marrë nga libri i projektit kandidues të fituesit./ KultPlus.com

Të ngjajshme